Në syrin e ekspertëve të sigurisë, Elbasani mbetet një nga zonat me risk të lartë për aktivitetet kriminale dhe pastrimin e parave .Në harkun kohor të pesë viteve të fundit në Elbasan janë sekuestruar pasuri të konsiderueshme si prona, biznese, automjete dhe shuma të mëdha parash që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti krininal.Por sipas të dhënave zyrtare të policisë së Elbasanit peshën kryesore të pasurive të sekuestruara e mban viti 2025, ku pothuajse 95% e shumës monetare është sekuestruar vetëm këtë vit.
Përfaqësuesit ligjor në Elbasan i lidhin këto rezultate me intensifikimin e aksioneve të autoriteteve të rendit dhe drejtësisë duke synuar goditjen e grupeve të strukturuara kriminale dhe burimeve të tyre financiare.
Por këto shifra thotë Z. Çiftja prekin vetëm personat nën hetim dhe nuk cënojnë sigurinë e qytetarëve Elbasanas dhe klimën lokale.
Në planin e ri të qeverisë deri në vitin 2029 parashikohet përdorimi i të ardhurave nga pasuritë e konfiskuara për të financuar programe të strehimit.
Infoweb Media





