‘Party’ me kokainë deri në mëngjes, shqiptari masakron për vdekje rumunin

0

ANGLI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli mbrëmjen e djeshme. Latimes shkruan se një shqiptar ka sulmuar dhe goditur një rumun 62 herë me thikë në një festë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Birmingham, ku dyshja pasi pinë kokainë së bashku dhe me të tjerët në festë, 35-vjeçari Erlin Hasa mori thiken dhe sulmoi 43-vjeçarin Marian Savu.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë si në mënyrë miqësore dhe dyshohet se e ka ngulur tehun në trupin e viktimës. Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Savu vrapoi jashtë institucionit për t’i shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur thikën dhe vazhdoi ta godiste vazhdimisht, para personave të tjerë në festë. Të tjerët që po festonin u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë që nisi sulmi. Hasa e sulmoi atë dhe teksa po merrte frymën e fundit. Sipas raporteve mjeko-ligjore viktima se vdiq duke u mbytur nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë një venë.

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Oficerët për të gjetur shqiptarin ndoqën gjurmat gjaku deri në shtëpinë e tij. Shqiptari tashme është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për vrasje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu