Pas 12 vitesh rikthehet në Librazhd Festivali Folklorik i Fëmijëve

0

U zhvillua në Librazhd Festivali Folklorik i Fëmijëve .Fëmijët e shkollave 9-vjecare sollen një “buqetë” këngësh e vallesh popullore,të traditës së zonave nga ata vijnë.

Nuk ka asgjë më të bukur se sa gëzimi dhe buzëqeshja e fëmijëve teksa sheh sesi zhvillohet Festivali i interpretuesve të vegjël popullorë, aty ku rritet e ardhmja e vërtetë e këngës,i cili shënon edicionin e tij të tretë ,pas një shkëputje prej 12 vitesh.

Ishin shtate shkolla te Bashkise Librazhd qe erdhen ne finale te ketij festivali. Me rreth 80 femije qe sollen kenget dhe vallet e zones se tyre.

Eshtë fakt se Librazhdi shquhet edhe për një jetë muzikore për fëmijët.Ky është edhe një nga misionet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Prej vitesh na mungonin festivale të tilla,ku i fundit është zhvilluar në vitin 2011,-thote Haxhi Balliu,kryetar i Shoqates”Progresi per te gjithe”.

Ky festivali është shfaqja më e larmishme në kalendarin kulturor të Qendrës Kulturore të Fëmijëve për këtë vit dhe vjen si një projekt i shoqatës “Progresi për të gjithë “ në bashkëpunim me QKF,Bashkinë Librazhd dhe që mbështetet nga Ministria e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit.

Natyrisht, që e realizojmë me shumë dashuri, sepse ky aktivitet bëhet nga ne dhe për fëmijët.. Fëmijët e kësaj moshe janë të prirë të tregojnë mjeshtërinë e vet dhe kanë dëshirë të sjellin në skenë këngët dhe vallet e të parëve tanë,duke treguar kështu se dinë të ruajnë dhe të trashëgojnë traditën folklorike që sot ndjehet e rrezikuar të zhduket. Dhe e gjithë kjo u sjell atyre një ndjenjë të thellë kënaqësie.

Fëmijët gëzohen, argëtohen dhe njihen me njeri-tjetrin. Midis grupeve folklorike jo vetëm që vendosen miqësi, por ata nisin edhe një bashkëpunim midis njeri-tjetrit.”-përfundon Z. Haxhiu.

Në skenën e këtij festivali u ngjitën fëmijët e shkollave të Polisit,Zgoshtit,
Dorëzit,Dragostunjës , Hotolishtit e Togëzit,Kuturmanit,të cilët krahas këngëve e valleve na sjellin edhe një kostumografi të pasur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu