Pas Elbasanit Meta mesazh qytetarëve nga Shijaku: Votoni në mënyrë demokratike

0

Pas vizitës në Elbasan, presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në Shijak.

Nga Shijaku bëri thirrje që procesi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe i lirë, ndërsa i bëri apel qytetarë të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Ky është popull me tradita dhe duhet të jetë model në këto zgjedhje. Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë dhe të votojnë në mënyrë demokratike”, tha Meta ndërsa theksoi se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

Ai gjithashtu tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë e lartë, duke u shprehur se askush nuk duhet të mungojë në këtë festë të demokracisë.

“I ftoj të gjithë forcat politike, kandidatët të vazhdojnë në këtë mënyrë sepse kjo ditë që nisi mrekullueshëm dhe duhet të vazhdojë kështu edhe nata. Patjetër që nga një mbarëvajtje e tillë fiton  e gjithë Shqipëria dhe japim një mesazh se jemi një popull 100% evropian”, tha Meta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu