Pas profetit Muhamet, ironizohet Erdogan/ Charlie Hebdo sërish me karikatura satirike

0

Nga:Anxhela Salaj

Revista satirike Charlie Hebdo në numrin e saj të radhës këtë të martë i ka dedikuar në faqen e saj të parë një karikaturë të presidentit turk Regep Taip Erdogan duke e ironizuar atë.

Kopertina e Charlie Hebdo i ka dedikuar presidentit turk një karikaturë të sikletshme.

Franca dhe Turqia janë në kulmin e marrëdhënieve të tyre të këqija diplomatike, teksa replikat në distancë mes dy liderëve politikë vijojnë të prodhojnë tension.

Prej prerjes së kokës së Patyt, mësuesit francez, karikaturat janë shfaqur në disa pjesë të Francës, në shenjë solidariteti, ndërsa Macron, i cili është takuar me komunitetin mysliman në Francë, është zotuar se do ta luftojë “separatizmin islamist”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Qeverisë franceze, duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve ushqimore franceze.

Përveç kësaj, ai i ka bërë thirrje Macronit të kontrollojë shëndetin e tij mendor, si dhe ka akuzuar Francën për axhendë kundër Islamit, çka bëri që Parisi të thërrasë për konsultime amabsadorin në Ankara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu