Pas Qetsorit e ka radhën Dea/ ‘Plas’ sherri mes Oltës dhe banores së ‘BBV’

0

Dea Mishel dhe Olta patën një debat me njëra-tjetrën sot në oborr. E gjitha nisi si pasojë e një komenti që bëri Armaldo. Ky i fundit tha se lëvizja e radhës që ai ka në plan të bëjë do e forcojë edhe më shumë atë.

Dea tha se Armaldo do bashkohet me Oltën, meqë ajo ka mbetur vetëm, për shkak se debatoi me Qetsorin. Olta i tha Deas se ajo po përpiqet të bëhet faktor kot dhe se nuk ka debatuar fare me Qetsorin.

Ajo i tha Deas të merret me dikë tjetër që ta shtyjë edhe pak qëndrimin e saj në shtëpi. Dea u shpreh se ajo nuk e ka shtyrë me dikë lojën, por vetëm. Ajo madje i tha Oltës se ajo po bën aleancë me Qetsorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu