Pas reshjeve të shiut “zhytet” Lezha, paralizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve

0

Këtë pasdite, qyteti i Lezhës është përfshirë nga shira të shumtë.

Ujërat kanë vërshuar nëpër rrugë dhe lagje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata me problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, bllokun e banimit 11 janari dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.

Rritja e nivelit të ujit në mënyrë të menjëhershme ka bllokuar hyrjet e pallateve.

Kjo është një situatë e përsëritur kur ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk e përballon nivelin e prurjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu