Pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së, Luigi Soreca takim me Lulzim Bashën

0

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me Lulzim Bashën, një ditë pasi ky i fundit u rikonfirmua në krye të Selisë Blu.

Lajmin e bëri me dije vetë Soreca në Twitter, ku shkruan se ka folur me Bashën mbi situatën aktuale politike në prag të fillimit të legjislacionit të ri të Parlamentit.

Ambasadori i BE-së njoftoi po ashtu se me Bashën kanë folur edhe për hapat e ardhshëm të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën, për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë“, shkruan Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu