Pas serbëve në Mitrovicë/ Greqia do të vaksinojë minoritarët në Shqipëri

0

 

Ditën e djeshme në Greqi filloi procesi i vaksinimit kundër Covid-19 dhe një ndër të parët që u vaksinua ishte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Vendi fqinj do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt. Por mësohet se qeveria në këtë vend ka vendosur që edhe minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço konfirmoi këtë lajm dhe sqaroi se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.

“Një pjesë e mirë e minoritarëve që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore, do ta përfitojnë edhe ata vaksinën gjatë marsit. Do të paraqiten banorët brenda rregullave në Greqi, pasi kushtet në të cilat transportohet vaksina janë specifike. Jemi në kontakte të vazhdueshme për të parë si do të realizohet ky proces”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu