Policia i gjeti fermën me kanabis, 50-vjeçari shqiptar habit me deklaratën e tij para gjykatësit

0

Një shqiptar i cili pretendon se është vetëm një kopshtar i thjeshtë është arrestuar në Blackburn. Shqiptari i identifikuar si Preng Prenga, 50-vjeç akuzohet për kultivimin e lëndëve narkotike. Pas disa informacioneve, policia zbuloi se shqiptari Prenga kishte një ferme të madhe me kanabis dhe një vlerë monetare prej 44,800 paund.

Shqiptari ishte spiunuar nga banorët të cilët kishin informuar policinë pasi ndjenin një erë të fortë kanabisi që vinte nga shtëpia e tij në Whitebirk Drive.

Pas kontrollit, forcat e policisë panë që shtëpia mbrohej nga një sistem sofistikuar si dhe zbuluan dhe lëndë narkotike. Në dëshminë e tij para trupës gjykuese, Preng Prenga tha se nuk e dinte e kujt ishte shtëpia, ndërsa u shpreh se kush ishte përgjegjës për kanabisin.

Gjykata vendosi që Prenga të vuajë dënimin me dy vite burg. Preng Prenga ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar që para 5 vitesh si emigrantë dhe kjo me anë të një kamioni.

Burimi: lancashiretelegraph.co.uk/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu