Pas skandalit që portali krijoi me publikimin e të dhënave të e-Albania,SPAK zbarkon në zyrat e Lapsi.al

0

SPAK ka zbarkuar para pak çastesh në zyrat e portalit Lapsi.al, pas publikimit nga ana e tyre të skandalit të përdorimit të të dhënave personaleve të qytetarëve në e-Albania në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Prokuroria ka shkuar në zyrat e medias online për të bërë verifikime dhe për të sekuestruar serverin, ku selia rozë ruante preferencat e votës së 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit.

Kujtojmë se dokumenti i publikuar nga Lapsi.al përmban të dhënat personale të qytetarëve të Tiranës, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej tyre.

Në dokumentin, që është afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh.

Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Burimi : FaxWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu