(EMRI) Zbulohet autori që plagosi dy efektivët e policisë

0

Zbulohet emri i autorit të dyshuar të plagosjes së dy policëve ditën e sotme në Mamurras.

Bëhet fjalë për Nikoll Vorthi, i cili dyshohet se është konfliktuar me efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, pasi këta të fundit i kanë bërë thirrje të ndalojë mjetin për të ushtruar kontroll.

Vorthi është ndaluar tashmë nga uniformat blu.

Sherri ka nisur fillimisht me përplasje fizike, por Vorthi ka qëlluar më pas me pistoletë duke plagosur efektivin Ilir Zeka.

Fatmirësisht dy policët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe po kurohen në spitalin e Traumës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu