Pasi mbyti gruan me duar nga xhelozia, koronavirusi i merr jetën Todi Lerës

0

Vrasja e Eva Lerës nga bashkëshorti i saj Todi Lera, tronditi Vlorën dy vjet më parë.

58 vjeçari tentoi vetëvrasjen pasi mbyti me duar bashkëshorten, ndërsa më pas u dënua me burg për krimin e kryer.

Todi Lera ka ndërruar jetë sëfundmi në spitalin e Burgut në QSUT. Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58 vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019, ku Todi Lera vrau bashkëshorten e tij Eva duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pas krimit ai tentoi të vriste veten duke u arrestuar ndërkohë nga policia. Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.

Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu