PD bën denoncimin e rëndë: Në burgun e Reçit po blihen vota për Paulin Sterkajn

0

Dega e Partisë Demokratike Shkodër ka denoncuar një rast të shitblerjes së votës, ku sipas tyre vëllai i kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Sterkaj, po shpërndan para në minimarketin që ndodhet brenda burgut të Reçit.

Sipas PD Shkodër, Ylli Sterkaj në bashkëpunim me administratën e burgut të Reçit është duke blerë votën e të burgosurve për vëllain e tij.

PD Shkodër përmes një deklarate për shtyp i bën thirrje policisë  së Shtetit që të mos bëhet palë me krimin elektoral, por të rreshtohet krah interesave të qytetarëve.

Denoncimi i degës PD Shkodër: 

Bandën në ikje e ka kapur paniku i humbjes së thellë dhe përballjen me drejtësinë pas 25 Prillit, prandaj po mundohen me çdo formë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve. Por nuk do ia dalin.

Skemat e shitblerjes së votës të inspiruara nga Edi Rama dhe të ekzekutuara nga segmente kriminale do të përballen me forcen e ligjit pas 25 Prillit.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, të mos bëhët palë me krimin elektoral, por të rreshtohet në krah të interesave të qytetarit. Kurrë nuk është vonë. Partia Demokratike Dega Shkodër ka informacione për shitblerjen e votës dhe presionin ndaj administratës shtetërore nga ana e kësaj strukture kriminale.

Në ambjentet e brendshme te I. E. V. P. Reç në rrethin M. Madhe, ndodhet nje minimarket, local, në administrimin shtetasi Ylli Sterkaj, i cili në bashkëpunim edhe me drejtuesit e kësaj I. E. V. P-je janë përfshirë në aktivitetin e blerjes se votës. Konkretisht të lartëpërmendurit po shpërndajnë vlera monetare “lek” me qëllim blerjen e votave ne favor të kandidatit te P. S. Paulin Sterkaj.

Nga të dhenat mësojmë se numri i personave që vuajnë dënimet në këtë I. E. V. P. është rreth 350 te burgosur.

Nuk ka bandë qe minos demokracinë.

Nuk ka bande qe do e deformojë vullnetin e qytetarëve me 25 Prill.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të qytetarëve për të mbrojtur një proçes të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu