Peqin, bie numri i bagëtive, rritet çmimi i mishit

0

Çdo ditë e më shumë fermerët janë duke hequr dorë nga bujqesia  dhe blektoria. Ky fenomen është i pranishëm edhe në bashkinë e Peqinit.

Sipas drejtorit të bujqësise, Nazmi Qyra në vitin 2020  në Peqin kishte 2120 krerë bagëti ndërsa  vitin 2021 e mbyllën  me 1780 duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme të numrit të bagëtive në këtë bashki.  Ulje thotë ai ka pasur edhe sa i takon bagëtive të imta ku numërohën gati 400 krerë më pak krahasur me një vit më parë .

Shkaqet e uljes së numrit të bagëtive lidhen kryesisht me emigrimin e njerezve si dhe mosmbarshtrimin e kafshëve për shkak të rritjes se imputeve bujqësore dhe bazës ushqimore për bagëtinë.

Ndërsa numri i bagëtive ulet e kundërta është duke ndodhur me çmimin e mishit i cili këto muaj ka kapur shifrat më të larta .

Ulja e numrit të bagëtive është një fenomen i cili po prek gjërësisht qarkun e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu