Mungesa e investimeve ne qytetin e Peqinit është e dukshme. Por kjo më shumë vihet re jo bujqësi, por edhe struktura të tjera në qytet që janë të parregulluara. Qytetarët atje shprehen mjaft pesimistë për këtë gjë.
Ata thonë se ndjehen të braktisur nga qeveria dhe qyteti është i parregullt. Pa folur për papunësinë që është diçka që është ulur këmbëkryq mbi banorët. Sipas tyre bashkia nuk ka fonde. Ata bëjnë thirrje dhe për gjëra shumë minimale.
Hapja e një rrobaqepsie do të ishte shumë frytëdhënëse për punësimin e grave. Të paktën një pjesë e tyre do të punësohet dhe dhe varfëria nuk do të ndjehet aq shumë,- shprehen ata. Përsa i përket kryetarëve dhe premtimeve elektorale ata thonë që shohin vetëm interesin e tyre dhe investojnë vetëm në zonën që u intereson.