Për herë të parë kryhet transplanti i mushkërive nga dhurues të gjallë

0

Një operacion tepër i vështirë  është kryer në Japoni. Një grua japoneze mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë nga Covid-19 ka kryer transplantin e parë të mushkërive në botë.

Spitali Universitar i Kiotos tha se gruaja iu nënshtrua operacionit i cili zgjati 11 orë nga një ekip prej 30 anëtarësh të cilën bëntë transplantin e indeve të mushkërive të djalit dhe të burrit të saj.

Gjendja e saj tani është stabël gjithashtu dhe burri dhe djali i saj, të cilët dhuruan pjesë të mushkërive të tyre, janë gjithashtu në gjendje të qëndrueshme.

Spitali i Kiotos tha se ky rast ishte i pari në të cilin indet e mushkërive ishin transplantuar nga dhuruesit e gjallë tek një pacient me Covid-19.

Doktori Hiroshi Date tha se ky transplant u jep shpresë pacientëve që vuanin nga dëmtimi i rëndë i mushkërive nga Covid-19.

“Ne demonstruam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga dhuruesit e gjallë). Mendoj se ky është një trajtim që jep shpresë për pacientët me dëmtime të mëdha të mushkërive nga Covid-19”- tha ai.

Kujtojmë që infektimi me Covid-19 në disa pacientë shkakton dëmtime të mëdha të mushkërive .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu