Për shkak të princit Harry, mbretërorët thyejnë traditën e kodit të veshjes në funeral

0

Anëtarët meshkuj të familjes mbretërore thyen traditën e veshjes në ceremoninë e vdekjes së princit Philip për të mos vendosur princin Harry në siklet ose për të mos e turpëruar atë, sipas raportimeve.

Duka i Sussex-it humbi titujt mbretërorë dhe ata ushtarakë pasi dha dorëheqjen si mbretëror që shërben në monarki, që do të thotë se nuk mund të shfaqej në ceremoni me veshje ushtarake, siç e kërkon tradita për anëtarët e familjes, ndonëse Harry ka shërbyer në dy ture në Afganistan.

Protokolli i veshjes thekson se ai duhet të paraqitej me veshje civile, megjithëse mund të mbante medaljet. Për të mos ngatërruar situatën dhe për të mos e vendosur Harry-n në siklet, mediat britanike raportuan se familja mbretërore vendosi që burrat të paraqiteshin me kostume të errët.

Mendohet se një tjetër arsye, goxha e fortë, që nuk u paraqitën me veshjet ushtarake lidhet me skandalin e princit Andrew.

Ai u tërhoq nga detyrat publike pas polemikave për miqësinë me mashtruesin financiar dhe trafikantin e fëmijëve Jeffrey Epstein. Në vitin 2020, me rastin e 60-vjetorit ai do të merrte gradën e admiralit, por kjo nuk ndodhi për shkak të skandalit.

Ishte “zgjidhja më elokuente e problemit,” tha një burim ushtarak për Sun.

Në funerale ceremoniale mbretërore si ajo e princit Philip, ka qenë traditë që të vishej uniforma ushtarake, ndonëse në disa ceremoni (si vdekja e princeshës Margaret apo Lady Diana-s) janë miratuar rregullat jo-uniformë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu