Përballja mes ish-konkurrenteve, Shqipja: Andi më ka fryrë kundër Teas

0

Shqipja dhe Tea janë përballur me njëra tjetrën puntatën e sotme të “Për’Puthen”, për herë të parë pas ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur.

Të dyja kanë sjellë një pjesë të ngjarjeve që kanë krijuar debat të madh në studio dhe jashtë saj, që nga përplasja në program e deri tek postimet në rrjetet sociale.

 

Përballja e plotë:

Shqipe: Kur kam thënë mullari i kshtës digjet e lopët mbesin pa ngrënë lopët nuk je ti. Mund ta kishe marrë për mullari i kashtës dhe lopët mbesin pa ngrënë ishin njerëzit që unë nuk e besoja. Për pjesën e sallatës unë se kam pasur për ofendim, nuk e kam bërë me atë qëllim, jam shprehur mirë por ti nuk e ke marrë për mirë.

Tea: Pse ke dalë nga Përputhen për shkakun tim?

Shqipe: Ti u çove dhe ike.

Tea: Unë u lëndova.

Shqipe: Ti u lëndove pasi unë e thashë për herë të katërt.

Tea: Ku e di ti çfarë kam un në kokë?

Shqipe: Mbase e ke bërë për show.

Tea: A pendohesh?

Shqipe: Se di.

Tea: Ti nuk e beson që unë u lëndova?

Shqipe: Në momentin që e di që ti u lëndove më vjen keq.

Tea: Po postimet pas programit?

Shqipe: Prit se ke edhe ti, nuk kam vetëm unë. Ti nuk më beson mua unë nuk të besoj ty.

Tea: Ti je marrë shumë me mua.

Shqipe: Jam marrë se ti ke qenë fokusi, për çdolloj akuze që ke drejtuar gishtin ndaj meje.

Shqipe: Ti me Gracianon po promovonit prostitucionin.

Tea: S’po promovonim prostitucionin.

Shqipe: Pse dole me të?

Tea: Sepse unë u tregova suportuese ndaj tij dhe prandaj kam dalë. Unë i kisha premtuar që do të dilja me të.

Shqipe: Pyetja ishte a do të dilje me dikë që ishte biseksual. Për cfarë ndenji ai?

Tea: Për të dhënë një mesazh.

Shqipe: Në momentin që ti ke ardhur pas balonit më ke kapur jashtë dhe më ke thënë që si je. Të kam folur shumë normal.

Shqipe: Ti ke marrë si ke dashur gjithmonë gjërat.

Shqipe: Në momentin që unë e mbylla me ty ishte kur u marr vesh lidhja me Beartin, se doli ajo që doja.

Tea: Ti e dije për Beartin?

Shqipe: Po e dija. Keni qenë në njohje më parë, më ka thënë Andi për ty që njiheshit para Për’Puthen.

Tea: Cfarë të ka thënë tjetër Andi për mua? Ka qenë Andi që të ka fryrë kundër meje?

Shqipe: Ehh aty aty.

Tea: Pse i besove kaq shumë fjalëve?

Shqipe: Unë dilja me Andin flisja me të dhe dëgjoja gjëra, dihet që do besoja më shumë atë se sa ty.

Shqipe: Ty ta fal se je edhe e vogël, ta fal nga mosha.

Tea: Unë kam qenë gjithmonë në paqe me Shqipen edhe në momentin që ka postuar gjëra për mua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu