Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të premte në Elbasan ku një autoveturë ka përplasur një morçikletë. Fatmirësisht drejtuesi i motorrit ka qënë i pajisur me kaskë mbrojtëse ndaj nuk ka pësuar dëmtime serioze. Por pas aksidentit të rinjtë në vend që të ndjehen mirënjohës pasi kanë shpëtuar mrekullisht kanë nisur të debatojnë duke fajësuar njëri- tjetrin. Në pamjet e siguruara përballë veturës qendron i shtrirë në tokë motorçikleta dhe mes tyre shihen teksa grinden dy të rinjtë. Toni i tyre i zërit është i lartë.