Përfshihet nga flakët apartamenti i 36-vjeçares në Durrës

0

Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ku zjarri mësohet të ketë rënë në banesën e shtetases E.Sh., 36 vjeç, e cila jetonte me qira.

Si pasojë e flakëve mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu