Përfundon gjykimi për Adriatik Llallën, ja çfarë pritet të kërkojë organi i akuzës

0

Ka përfunduar gjykimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, në seancën e rradhës që do të zhvillohet më 20 maj pritet që të lexohet pretenca e prokurorisë.

Pritet që prokuroria të kërkojë të njëjtën masë dënimi me dy vite burg për Llallën, dhe 5 vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Për shkak të kërkesës së tij, Llalla nuk do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, që do ti ulte 1/3 e dënimit.

Llalla akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.

Ish-kryeprokurori, që qëndroi për disa vite me radhë në Gjermani, u hetua edhe për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu