SPAK-u nuk merret me tenderat e ministrisë së mbrojtjes.Çfarë do ndodhë me 4 zyrtarët nën hetim

0

 

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur moskompetëncë për çështjen e tenderave të ushqimit të Ministrisë së Mbrojtjes, duke ia kaluar këtë dosje Prokurorisë së Tiranës.

Edhe Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Spak për shpalljen e moskopetencës. Sipas GJKKO nuk ka shkelje të barazisë në tendera.

Spak vuri në hetim dhe mori të pandehur 4 zyrtar mes tyre dhe sekretarin e pëgjithshëm të ministrisë së mbrojtjes. Sipas GJKKO duhet verifikuar vetëm shpërdorimi i detyrës që është kompetencë e prokurorisë dhe gjykatës së Tiranës.

Të pandehur në këtë çështje ishin tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të cilët u akuzuan për veprën penale “Shkeljes se barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në bashkëpunim me Sokol Zaimi, me detyrë drejtor i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u kallëzuan në SPAK nga Partia Demokratike, për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë si pasojë e COVID-19, të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Olta Xhaçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu