Përfundon pjesa e parë, supergoli i Asanit dhe kartoni i kuq për çekët u japin epërsi kuqezinjve

0

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Kombëtarja jonë është në avantazh minimal 1-0 falë golit të Jasir Asanit. Tetovari shënoi sërish si në ndeshjen me Poloninë një supergol nga distanca.

Për më tepër lojtari i çekëve Chytil u ndëshkua me të kuqe, pas dy të verdhave. Në minutën e 40′ ai shtyu topin në rrjetë, por me dorë.

Nëse ruajmë avantazhin kuqezinjtë do të shkojnë në kuotën e 13 pikëve, 5 më shumë se Republika Çeke, kur mbeten edhe 2 ndeshje të tjera për t’u luajtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu