Shqipëria shënon golin e 2 ndaj Çekisë

0

Taulant Seferi ka realizuar golin e dytë përballë Republikës Çeke. Kuqezinjtë udhëheqin 2-0 në minutën e 52′. Aktualisht jemi të parët në grup me 13 pikë. Për më tepër çekët po luajnë me 1 lojtar mangët.

Seferi realizoi pas një kundërsulmi të bukur të lojtarëve tanë.

Asani ktheu një top të bukur në qëndër të zonës, që Cikalleshi e la prapa për Seferin që nuk gaboi duke lënë në vend portierin mik.

Arbitri hollandez pritit dhe verifikimin e VAR për shkak të një pozicioni të dyshimtë të Asanit por më pas gjithçka u konfirmua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu