Përkeqësohet moti, kujdes nga rrëshqitja e gurëve në këto akse rrugore në qarkun Elbasan

0

Përkeqësimi i kushteve të motit ka bërë që të shtohen problematikat në  akse të ndryshme rrugore në qarkun e Elbasanit.

Kështu në akset rrugore Elbasan-Qafëthanë shpesh ka rërshitje gurësh dhe inertesh që bien nga malet në  anë të rrugës. Më shqetësuese paraqitet situata në vende të tilla si “Kthesat e Murrashit”, kthesat përgjatë aksit Librazhd-Prrenjas etj. Raportohet se vërshime dhe përmbytje në rrugë ka veçanërisht në akset dytësore si në Elbasan-Gjinar, Elbasan- Funar, Elbasan-Labinot Mal etj. Po ashtu raportohet se situatë shqetësuese vihet re në fshatrat e Librazhdit, Ebasanit, Peqinit dhe Gramshit.

Po punohet për të mbajtur nën kontroll situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu