Shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

0

Të dënuarit e burgut të Peqinit prej ditësh janë futur në grevë urie çka ka shkaktuar dhe shkarkimin e drejtorit të këtij instuticioni, Bukurosh Malluta.
Kujtojmë se më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë prej ditësh janë futur në grevë urie, të cilët u ndoqën pas nga 70 të burgosurit e burgut të Shënkollit dhe në ditën e sotme edhe nga të burgosurit e Reçit.
Të burgosurit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë.

Të dënuarit i kanë parashtruar kërkesat përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë po ashtu edhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, ndërsa kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat, dhe se do të vijojnë grevën dhe refuzimin e ushqimit deri në përmbushjen e tyre.
Vendimi për të shkarkuar drejtorin e burgut të Peqinit është marrë nga ministrja Etilda Gjonaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu