Përleshje mes shqiptarësh në qytetin e huaj

0

Një sherr i madh në shesh ka shkaktuar panik midis të pranishmëve, në San Felice a Cancello, komuna e Kazertës.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në sheshin Giovanni XXIII, ku disa shqiptarë u zunë me grushta me disa të rinj vendas. Sherri bëri që familjet e fëmijët që kishin dalë për të shijuar një mbrëmje të qetë në shesh të largoheshin me shpejtësi në panik.

Nuk është hera e parë që verifikohen episode dhune në San Felice a Cancello, përkundrazi.

Shumë herë, qytetarë shqiptarë dhe vendas bëhen protagonistë zënkash, sidomos pasi kanë pirë ndonjë gotë më tepër.

Problemi është denoncuar shpesh nga qytetarët, por nuk ka pasur asnjëherë zgjidhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu