Përndiqte ish të dashurën, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme një 18 vjeçar i cili përndiqte dhe shqetësonte vazhdimisht ish të dashurën e tij. Shtetasi me iniciale M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e krimit pasi rasti është kallëzuar në polici. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale

Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht ish të dashurën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu