Përndiqte një të mitur, arrestohet 18-vjeçarit

0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është ndaluar një 18 vjeçar me iniciale E.D. pasi akuzohet se ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur”.

Gjithashtu i arrestuar është dhe një 196 vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu