Përndjekje, dhunë në familje dhe “tapë” në timon, 7 të arrestuar në kryeqytet

0

Shtatë shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet nën akuzë për vepra të ndryshme penale.

30-vjeçari me iniciale E.B. nga Laçi është arrestuar pasi ka përndjekur një shtetase.

42-vjeçari me iniciale B.S. është arrestuar me dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Ndërkohë, në Kavajë është arrestuar 43-vjeçari me inicialet I.H. Në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Katër shtetasit e tjetër të arrestuar ishin shoferë që u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

“V. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 38 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu