Përplasen makinat në aksin Shkodër-Hani i Hotit, dy të plagosur në spital

0

 

Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj.

Dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën e për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital.

Sipas korrespondentes së Infoweb Media në Shkodër, në aksident janë përfshirë automjeti tip Volkswagen me targa AA563 MK dhe një automjet tip Benz.

Dyshohet se ka qenë mjeti tip Volkswagen ai që ka lëvizur me shpejtësi tej normave duke humbur kontrollin e më pas u përplas me mjetin tip Mercedez në anën tjetër të rrugës. Më pas mjeti është përplasur me portën hyrëse të një biznesi.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu