Vijon protesta për burimin e ujit, 3 të plagosur, në vendngjarje prani dhe e ‘Shqiponjave’

0

Përplasje të forta janë shënuar këtë të hënë mes banorëve të Lumasit dhe Policisë, në zonën e Kuçovës, për shkak të burimit të ujit të Sinecit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjeve me Policinë, 3 banorë të zonës kanë mbetur të plagosur, ndërsa në vendngjarje ka dhe efektivë të ekipit ‘Shqiponja’.

Kjo është një përplasje e përsëritur në këtë zonë, pasi banorët kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi që sipas tyre do të shkatërronte burimin e Sinecit, që është kthyer dhe në një atraksion turistik.

Banorët janë kundër shfrytëzimit të ujit të burimit për një ujësjellës të bashkisë, ndërsa kanë bllokuar fadromat e firmës private. Sipas banorëve projekti është bërë pa u konsultuar me ta dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.

Po ashtu ata pretendojnë se burimi përdoret prej shekujsh për vaditjen e tokave dhe për kafshët dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit.

Mësohet se banorët kanë hartuar një peticion dhe do të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës.

Edhe javën e kaluar si pasojë e përplasjes me policinë mbeti i plagosur një person, ndërkohë që u proceduan disa prej banorëve të zonës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu