Përplasi çiftin e të rinjve me shpejtësi skëterrë, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin pranë Kryeministrisë

0

Shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Ai është identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse ai po qarkullonte me shpejtësi tej jashtë limiteve në rrugën pranë Kryeministrisë, kur edhe humbi kontrollin e mjetit.

Kujtojmë se për pasojë, nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu