Nis procedimi në gjendje të lirë për një 21-vjeçare, pasi përplasi me makinë një 4-vjeçar.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku dyshohet se e reja ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Sakaq mësohet se 4 -vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.