Përplasje e fuqishme e automjeteve në “Mbikalimin e Savrës” në Lushnjë, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

0

Dy automjete janë përplasur sot në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës” në Kavajë, ku si pasojë janë plagosur 2 pasagjerë dhe një nga shoferët.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip “Opel “ është përplasur me mjetin tip “Benz”, dhe pasagjeret A.M 23 vjeç, I.I 43 vjeçe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën bashkë me shoferin e Benz-it.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu