Përzgjedhja e superhetuesve, ja emrat që kalojnë në fazën e dytë

0

Komisioni i përzgjedhjes në BKH ka shpallur 421 kanidatët fitues që kalojnë fazën e parë të konkurimit për të siguruar një vend si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga 572 aplikime janë skualifikuar 151 kandidatë. 421 kanidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen në datën 27.05.2021, Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim në “Pallatin e Kongreseve”, për të vijuar më pas me radhë me fazat e tjera.

Për të parë listën e kanidatëve fitues kliko këtu: LINK 1

Njoftimi i plotë i BKH: Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Afëtsive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu