Piratët rrëmbejnë anijen shqiptare në Nigeri, pjesë e ekuipazhit 8 marinarë

0

Disa piratë vendas kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, e cila është në pronësi të një kompanie shqiptare ‘STEVIA’.

TIRANË- Disa piratë vendas kanë rrëmbyer në Nigeri një anije, e cila është në pronësi të një kompanie shqiptare ‘STEVIA’.

Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare ‘STEVIA’ , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit. Më e fundit ishte në korrik ku u rrëmbyen 6 marinarë ukrainas në Gjirin e Guinesë, por u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi më 7 shtator, pra kaluan rreth 1 muaj e gjysmë në robëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu