Pitbulli kafshoi vajzën e mitur, identifikohet pronari 87-vjeç: Qenin e mbaja në shtëpi

0

Referuar ngjarjes së një dite më parë, ku një qen i llojit pitbull kafshoi në pjesën e kokës një fëmijë 4-vjeçar, burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije se pronari i kafshës është identifikuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë dhe faktin se ai është i moshës 87 vjeçare. Teksa sipas policisë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

I pyetur për rastin, i moshuari thotë se pitbullin e mbante të lidhur në banesë, por ky i fundit ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë saj duke shkaktuar rastin e rëndë.

Materialet proceduriale janë referuar në prokurori, e cila do të japë dhe verdiktin final për këtë ngjarje.