Dy aksidente rrugore janë regjistruar njëri pas tjetrit në qarkun e Elbasanit. Një prej tyre ka ndodhur në Papër, ndërsa aksidenti i dytë është shënuar në zonën e Valasit.
Sipas informacioneve paraprake, në të dyja rastet shkak dyshohet të ketë qenë parakalimi i gabuar nga drejtuesit e mjeteve.
Fatmirësisht, nga aksidentet nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në aksidentin e ndodhur në Valas, një automjet ka përfunduar në kanal.
InfoWeb Media ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku shihet mjeti i dalë nga rruga.





