Pjesë e një bande të drogës në Britani, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

0

Një 49-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë. Shtetasi i Merenglen Cani është në kërkim nga autoritetet britanike pasi është pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës.

Sakaq pritet ekstradimi i tij drejt Anglisë.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës, dhe mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:

– M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu