Plagosen dy shqiptarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një restorant

0

Një 29-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të dy shqiptarë nga Kosova janë plagosur në Zvicër të dielën pas një shkëmbimi zjarri në një restorant në Rickenbach afër qytetit Wil. Autori është ende në arrati.

“Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach”, thotë Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau.

Kërkimet për autorin e krimit janë ende duke vazhduar. Për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor, policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.

Është duke u hetuar arsyeja e mosmarrëveshjes dhe fakti nëse autori dhe dy të plagosurit e njihnin njëri-tjetrin.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu