Plagosi aksidentalisht shokun me armë gjahu, procedohet penalisht 62-vjeçari në Kukës

0

Policia në Kukës ka zbardhur një plagosje me armë gjahu që ndodhi në Kukës. Bëhet e ditur se në spitalin e Kukësit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një 58-vjeçar banues në Kukës i cili kishte një plagë nga një armë gjahu. Fillimisht familjarët deklaruan se bëhej fjalë për një vetëplagosje aksidentale.

Por pas hetimeve nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, rezultoi se në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit të Fierzës”, në fshatin Dukagjin, J. E., 62 vjeç ndërsa kishte dalë për gjah me 58-vjeçarin e plagosi aksidentalisht.

I plagosuri u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, penalisht është proceduar, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër” . E., banues në Kukës. Gjithashtu, u procedua penalisht edhe i plagosuri, shtetasi D. T., për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan të dyja armë gjahu, të cilat ty personat e sipërpërmendur i kishin me leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu