Plagosi me thikë 40-vjeçarin në shëtitoren e Sarandës, arrestohet i riu

0

Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të një 40 vjeçare. Sipas polcisë mësohet se ngjarja kishte ndodhur në shëtitoren e Sarandës pas një konflukti të çastit mes autorit dhe të lënduarit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, është bërë i mundur edhe arrestimi i Jani Rrakut banues në Kalasë, Delvinë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ka plagosur me thikë një 40 vjeçar, i identifikuar si Erion Xhuvani, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për plagosje, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. Rr., 25 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur në shëtitoren e Sarandës, ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu