Plagosi një njeri për motive të dobëta/ Arrestohet 53-vjeçari

0

53-vjeçari N.K., banues në Kukës, i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia gjatë ditës së sotme.

Më datë 18.04.2020 në aksin rrugor Krumë-Kukës, 53-vjeçari ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

Sipas njoftimit të autoriteteve policore personi i vënë në pranga është dënuar nga Gjykata e Kukësit në arrest me burg për veprat kriminale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 53 vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu