Plagosja e biznesmenit në Sarandë, merret vendimi për Redjan Haderin

0

Është caktuar masa e sigurisë për Redjan Haderin, 33 vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Redjan Haderi së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi, janë të dyshuarit kryesor si autor të atentatit me 20 plumba ndaj Iljadhit.

Teksa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Haderi në deklaratën e tij është shprehur se ai nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur të jetë më Visi dhe Andrea Caushin.

Para trupit gjykues ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për ti vënë flakën “Orange” lokalit të Spiro Iljadhit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu