Plagosja me thikë në Elbasan, Policia: I riu u qëllua nga një 54-vjeçar

0

Policia e Elbasanir jep detaje për plagosjen me thikë që ndodhi në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan,ku dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Fabio Shypeja, 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu