Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak momente më parë në Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së Librazhdit. Për pasojë ka mbetur i plagosur Shpëtik Skura.
Autor i kësaj plagosje është Albi Biçaku.
Ndërkohë, policia ka rrethuar perimetrin dhe po kryen hetimet.
Policia ka ngritur disa postblloqe në Elbasan për të bërë të mundur ndalimin e dy personave në kërkim.