Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit.
Ky shtetas ka qëlluar me thikë një 29-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të dy personat u konfliktuan për motive të dobëta.
Policia vijon punën për kapjen e 30-vjeçarit.