“Plas” grushti mes dy zyrtarëve të gjyjkatës, njëri prej tyre mbahet në paraburgim

0

Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një rrahje në Pallatin e Drejtësisë mes dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se me urdhër të prokurores kujdestare, një person është ndaluar për 48 orë për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

“Rasti te cilit ju keni referuar mund t’ju njoftojme se sot, me urdher te prokurores kujdestare nga Departmenti i Pergjithshem, eshte ndaluar nje person ne kohezgjatje prej 48 oresh per vepren penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Personi i ndaluar dyshohet se ka kryer vepren penale ndaj punonjesit te Gjykates Themelore ne Prishtine”, tha Ulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu